Jona sapo na zbuloi se si Raiden e thërret nënën e tij me përkëdheli

Kur bëhet fjalë për mamat ato janë gjithmonë heroinat e jetëve tona. E kur gëzojnë ditë speciale si ajo e lindjes, nuk ka fëmijë që kursen dashurinë apo urimet në këto momente.

Edhe Jona Spahiu ka treguar me postimin e fundit dashurinë që gëzon për mamanë, duke e uruar atë publikisht, ndonëse nuk ndan shpesh momente me të në rrjetet sociale.

“Gëzuar ditëlindjen mami arushi”, ka shkruar moderatorja duke shkruar kështu një epitet që e gëzon i vogli i shtëpisë, Raiden për gjyshen, që mbetet streha më e ngrohtë dhe më e sigurt gjithmonë.

Jona ka zgjedhur që t’i dhurojë mamasë buqetë me lule e në foto duket dhe kënaqësia e këtij momenti.

Share With:
Translate »
349 Views