Jona Spahiu ekspozon barkun në ditët e fundit të shtatzanisë, më shumë se kaq nuk ka ku shkon
Jona Spahiu është moderatorja simpatike e Deigitalb që këtë verë ka qenë në qendër të vëmendjes, herë për shtatzaninë e herë për dasmën.
Teksa ka shijuar dasmën, shtatzaninë dhe muajin e mjaltit, bukuroshja e ekranit është drejt ditëve të fundit të pritjes së ëmbël.
Por, ajo ka preferuar që të ndajë me ne foto duke ekspozuar linjat e trupit nëpërmjet një fustani të ngjitur pas trupit. Bie në sy barku i rrumbullakosur dhe me sa duket Jona ka ditur t’i shtojë kilet në vendet e duhura. Duhet thënë se shtatzania i shkon shumë dhe ne mezi presim ta shohim me bebushin në krahë. /Kids’ Time
