Jona Spahiu ka arritur peshën ideale pas lindjes dhe na e tregoi vetë sa është dobësuar!
Jona Spahiu ka arritur peshën ideale që pas lindjes së djalit të saj.
Pas lindjes së vogëlushit Raiden, Jona tregoi se shtoi vetëm 10 kg gjatë shtatzënisë, 5 prej të cilëve i humbi në spital gjatë lindjes.
Por sot ajo ka treguar se është dobësuar dhe ka shkuar 59,3 kilogramë që për gjatësinë e saj 1,70 është mëse normale.

Nuk e dimë nëse ka bërë ndonjë ushtim fizik, por mjafton të përmendim ushtrimet që ia bën Raiden ditë pas dite.
Jona u bë nënë për herë të parë në shtator të vitit 2018, me bashkëshortin e saj, Frenkli Ymeri.
![]()