Jona Spahiu, vendos të flasë për shtatzëninë siç bëjnë blogeret botërore

Të gjitha pyetjet që keni për përjetimet e shtatzënisë, mund t’ia dërgoni Jonës dhe ajo, shumë shpejt do t’ju kthejë përgjigje. Edhe pse nuk miratoi kurrë se ishte shtatzënë derisa zbuloi barkun e rrumbullakosur pa më të voglin siklet, edhe pse nuk foli asnjëherë për përjetimet e pritjes së ëmbël, si shumë vajza të njohura kanë zgjedhur ta bëjnë, Jona, në fakt, paska pasur një plan të gjatë. Gjithçka në lidhje me periudhën e ëmbël në pritje të të birit do ta zbulojë në një mënyrë të pazakontë.

Nënat e reja të këtij viti kanë zgjedhur mënyra të ndryshme të të ndarit me publikun përjetimet e pritjes së ëmbël. Dikush, në një video live me fansat, dikush tjetër me “ask me a question”, një tjetër me një status, me një moment nga shtatzënia apo me përjetime të llojllojshme. Por jo Jona. As nuk foli, as nuk tregoi çfarë dhe si ndihej, as nuk deshi të ekspozohej gjatë asaj periudhe.

Megjithatë, vendosi ta bëjë një ditë dhe arsyeja janë kërkesat dhe pyetjet e shumta virtuale ato që e kanë bindur. Me postimin e saj gjatë ditës së sotme në Instastory, Jona zbulon se, shumë shpejt të gjitha pyetjet që i janë adresuar për përjetimet e shtatzënisë do të marrin përgjigjen në YouTube, me një video: “Pyetjeve tuaja rreth përjetimeve dhe gjërave me të cilat jam përballur gjatë shtatzënisë do t’u përgjigjem me një YouTube video”,- shkruan Jona në llogarinë e saj.

Qëndroni gati, me siguri do të zbulojë gjëra interesante, edhe për kilogramët e shtuar dhe hequr në kohë rekord.

Share With:
Translate »
659 Views