Joni dhe mbesa e Arbanës duke kërcyer flamengo janë gjëja më e bukur që do shihni sot

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani e ka nisur ditën e sotme si një mama krenare. Ajo ka qenë prezente në një prej shfaqjeve që i biri, Joni dhe mbesa, Kenza, kanë dhënë në shkollën e tyre.

Këtë moment kaq të bukur, moderatorja e ka ndarë edhe në Instagram me ndjekësit e saj, ku djali shihet teksa kërcen flamenco.

“Sot herët me kërcimtarët e mi të vegjël të Flamencos. Mama krenare”, ka shkruar Arbana krahas postimit, ku nuk mungon as vëllai i saj.

Kujtojmë që moderatorja është sërish në pritje të ëmbël. Ajo shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të tretë, por këtë radhë me një vajzë.

Share With:
Translate »
232 Views