Jonida dhe Besniku bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e vogëlushes
Çifti i akotrëve Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë bërë prindër për herë të parë.
Ata u bekuan me një vogëlushe të cilën e kanë quajtuar Emi.
Ka qenë Besniku, ai i cili ka ndarë foton e veçantë në rrjet dhe ka bërë dedikimin emocionues për të bijën.
“Zoti m’ka taku me ni çikë shumë t’bukur sot. Ma ka marr krejt zemrën! Emrin e ka Emi. N’fillim kajti fort … poget kur e kuptoj kush jom e kur m’pa qysh dokna ???? Po menihere u bonëm shokë. U pajtum me kon shokë të ngushtë përjetë! Emi dhe nana e saj e bukur Jonida, që unë e du fort, janë shnosh e mirë! Ju dojmë shumë krejtve e faleminderit për kujdesin! Shoqes teme t’ngushtë, Zoti ia dhashtë shnetën, lumtuninë e durimin. Neve na boftë prind’ krenar! Vendi i vet u krenoftë me të!” ka shkruar babai më i ri i showbizzit tonë. /Kids’Time/