Jonida Maliqi ka këtë ankesë ndaj mamasë dhe reagimi i saj na kujtoi të gjithëve nënat tona

Sa herë që Jonida Maliqi poston foto dhe vieo me nënën e saj, po aq herë qeshim. Madje edhe ndjekësit e këngëtares së njohur e kërkojnë shpesh mami Artën sepse batutat e saj thjesht janë lot. Njëlloj si kjo video që Jonida ka postuar në Instagram, ku këndon me nënën e saj këngën “Hije”.

Ajo që na bën përshtypje është që mamaja e Jonidës është goxha e intonuar, por ka vetëm pak probleme me tekstin. “Ua o mami si nuk e mban mend këngën time, dhe më thua pastaj bëj këngë të reja”, thotë Jonida dhe nëna e saj zbulon se edhe projekti i ri i Jonidës që pritet të dalë së shpejti është fantastik.

Arta Maliqi është një nga mbështetëset më të mëdha të Jonidës, duke e shoqëruar këngëtaren në çdo koncert dhe kompetcion fëmijësh. Madje edhe tani është një nga njerëzit që e shtyn Jonidën të prodhojë muzikë.

Share With:
Translate »
198 Views