Jonida Maliqi tregon jetën si nënë single: Kam frikë mos lëndohem, s’mund t’i lejoj vetes gabime

Pas ndarjes nga aktori Romeo Veshaj, këngëtarja Jonida Maliqi duket se po shijon jetën e saj si nënë single. E ftuar së fundmi në Top Albania Radio, Jonida tregoi më shumë për jetën e saj si beqare, për djalin dhe për arsyet që e shtynë të mos ishte më aq aktive në muzikë.

“Mendoj se të gjithë kemi nevojë për dashuri, do ishte absurde të thosha ‘jo, jam shumë mirë kështu siç jam, vetëm’. Jam e zonja e vetes, ndihem më e lirë se kurrë, kur arrin një pjekuri, ke vetëbesim ndryshe nga ç’ke qenë e re, të shijon shumë të qenurit vetëm. Por mendoj se ne qeniet humane kemi nevojë për dashuria, unë dua të jap dhe të marr dashuri, por kohërat kanë ndryshuar, ka ndryshuar gjithçka, etika. S’mund të them morali sepse çdokush e bën sipas vetes së vetes dhe s’do doja të bëja moralisten, por më duket sikur ka ikur qëllimi, vërtetësia, dashamirësia, shpirti në mënyrë absolute. Ke frikë mos lëndohesh, mos gabon, sepse nuk mund t’ia lejosh vetes të bësh gabime”, u shpreh këngëtarja.

Jonida Maliqi, e cila ka një djalë nga martesa me Gent Prizrenin tregoi se përkujdesja ndaj të birit ishte një nga arsyet që nuk e lejoi të ishte shumë aktive në muzikë.

“Ishte çështja e mëmësisë ajo që më shkëputi, unë i kisha kaluar etapat e karrierës muzikore. Të kënduarit për mua ishte prioritet, të qenurit 100% vetja pa bërë kompromis. Për sa kohë se kam patur synimin e të fituarit të ardhura gjithçka ka ardhur në mënyrë organike. Nuk kam nevojë për të bërë promo masive. Kam kuptuar që nuk hyj në kategorinë e këngëtarëve super të klikuar, e bëj vetëm për kënaqësinë e shpirtit tim, të atyre që e duan muzikën time, gjithçka vjen në mënyrë natyrale. Kam 3 materiale muzikore, po punoj, dua t’i realizoj me klipe, të kem sa më shumë këngë të reja këtë vit. Puna që bëj në Instagram, është part time dhe fitoj të ardhura të mira. Merr kohën e vet, edhe kur s’je në formë duhet të jesh. Duhet të realizosh fotot, video etj. Kam tim bir dhe prindërit, që janë kthyer si dy fëmijë, kështu që jam nënë e 3 fëmijëve”, tha Jonida Maliqi.

Share With:
Translate »
297 Views