Jonida me të birin me pushime: “Më vjen të bëj asgjë!”
Pushime, pushime dhe vetëm pushime! Ndërsa temperaturat rriten dhe të gjithë ne jemi duke pritur ditët e pushimit, VIP-at tanë tashmë i kanë nisur ato. Një ndër to është edhe këngëtarja e hitit “Në errësirë”, Jonida Maliqi.
Së bashku me familjen kanë vendosur t’i kalojnë pushimet në një nga resortet e Turqisë. Në një foto të postuar së fundmi në “Instagram” shihet se si është duke i shijuar në maksimum rrezet e diellit. “Më vjen të bëj asgjë!”, shkruan Jonida. Eh, të ishim edhe ne në vend të saj, ashtu do ta mendonim!

