Jonida Shehu poston një foto të papublikuar më parë për dy vjetorin e së bijës

Megjithë merkaton televizive që po “zien” këtë periudhë për moderatoren e njohur shqiptare duket se janë disa momente sublime në jetë që qëndrojnë përtej çdo angazhimi profesional apo projekti të ri. Dhe e tillë është ditëlindja e fëmijës!

Kristal, vajza e vetme e Jonida Shehut, mbush sot dy vjeç dhe ajo ka zgjedhur fjalët më të bukura të përshkruara në një dedikim të ndjerë që përcjell më së miri emocionet e saj si nënë. Dhe për ta bërë edhe më të veçantë këtë dy vjetor të së bijës, prezantuesja ka zgjedhur të publikojë një foto të rrallë që nuk e ka shfaqur më parë.

Përmes saj, ajo kujton momentin e ardhjes në jetë të Kristal, ndërkohë që shkruan në të: ” Ka dy vjet që një xixëllonjë më ndrin rrugën. Gëzuar dy vjetorin e mrekullueshëm xixëllonja ime”!

Ka 2 vjet qe nje xixellonje me ndrin rrugen. Happy wonderful,terrible Two-s my Firefly.

A post shared by Jonida (@jonida.shehu) on

 

Share With:
Translate »
824 Views