Jonida Vokshi i dedikon Emit fjalët më të ndjera

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë me datë 18 qershor të vitit të shkuar. Aktorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Emi.

Vogëlushja u ka ndryshuar jetën dhe ata nuk i kursejnë fotot e ëmbla në rrjete sociale. Së fundmi, Jonida i ka bërë Emit një dedikim shumë të ndjerë, krahas një videoje të saj.

“Si mundet një qenie të ta lumturojë jetën kaq shumë, çdo sekond, qoftë edhe me një tingull që lëshon. Dashuri e papërshkrueshme! Emi ime”, ka shkruar aktorja.

Share With:
Translate »
391 Views