Jonida Vokshi poston foton e ëmbël pas lindjes së vajzës: Ja si na pret gjyshja në shtëpi

Çifti i njohur, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë bërë pardje prindër për herë të parë. Lajmin e bëri me dije aktori kosovar, përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shihet teksa vështron vogëlushen e porsalindur.

Aktori ka zbuluar edhe emrin e zgjedhur për vajzën që është Emi.

Ndërkaq, sot Jonida ka publikuar dhe foton e ëmbël nga shtëpia, ku duket se gjyshe Vjollca i ka bërë një surprizë. Gjithçka është bërë gati për vogëlushen.

vokshi.JPG

Bie në sy krevati me arush dhe disa tollumbace, si dhe shkrimi në mur ‘Welcome Emi’, (Mirëserdhe Emi). Vogëlushja është ende shumë e vogël për ta parë këtë surprizë, por sigurisht mami Jonida do i ruaj këto foto dhe do ia tregoj asaj sapo të rritet edhe pak.

Share With:
Translate »
513 Views