Jonida Vokshi zbulon ëndrrën e fëmijërisë

Prezantuesja e emisionit “Thurje” në DigitAlb ishte e ftuar në emisionin “Rudina”. Bukuroshja e ekranit deklaroi se është po aq e dashuruar me teatrin ashtu si edhe me kinemanë.

Në teatër emocioni është live dhe nuk ke mundësi të ndreqesh gabimet, ndërsa në film ke mundësi për dubla. Por, arritja e një gjendjeje të caktuar në film është shumë më e vështirë”, u shpreh Vokshi.

Vokshi u shpreh se ka përfituar shumë nga ana profesionale nga puna me aktorët e mëdhenj dhe se ëndrra e saj kur ka qenë e vogël ishte që të bëhej regjisore.

Pamja e jashtme në përgjithësi më ka ndihmuar si avantazh, por në disa raste jo. Nuk e shikoj veten në ekran pasi nuk më pëlqen si dukem sepse kam një pritshmëri të madhe. Më emisionin ‘Thurje’ ndihem shumë komode dhe jemi bërë një”, deklaroi prezantuesja e njohur.

Share With:
Translate »
1148 Views