Jonidës i ka mbetur fiksim që e vogël, u kërkon prindërve të puthen para kameras
Jonida Maliqi sapo na ka treguar që një pjesë e jona nuk rritet ndonjëherë. Ose ndoshta është pikërisht sepse jemi rritur që kemi fituar një mënyrë të re komunikimi me prindërit, më të çlirët. Gjithsesi, kur e dëgjon teksa ka hapur kamerën të pyesë të ëmën “s’do puthesh me babin?”, të duket si një vajzë e vogël e përkëdhelur…
Mirëpo prindërit dhe konkretisht e ëma, është më e rritur dhe di të dalë nga situata. Jo me një puthje, por me ca fjalë, që kanë krijuar gjithsesi atmosferë.
“Ja tani”, ka thënë gjyshja e Dan-it.
“Hë po pres”, vazhdon vajza e saj e vogël…
“Prit deri nesër”, ia kthen ajo.
Me sa duket Jonida këtë të diel ka drekuar jashtë me prindërit dhe sigurisht është ndier paksa vajzë e vogël si dikur.