Ju kujtohet Alketa brune, 14 vjeç, me mikrofon në duar në rrugët e Tiranës

Alketa Vejsiu nuk na habit më me postimet nga e shkuara, apo fillimet e karrierës së saj, ama ka gjithmonë sekuenca dhe detaje që na bëjnë nostalgjikë dhe ne.

Këtë herë, me disa sekuenca nga Tirana e dikurshme, shfaqet Alketa kur nisi të punojë në ‘Top Albania Radio’. Ende shumë e re, brune, me mikrofon në duar, ose duke vrapuar nëpër Tiranë. Ajo interviston si çdo gazetar i ri, dhe fokus janë moshat e reja, duke vënë në dukje se e ka nisur karrierën duke punuar shumë për të arritur këtu ku është. Me këtë rast, nuk pamë vetëm Alketën në fillimet e viteve 2000, kur ishte rreth 14 vjeç, por edhe stilin e asaj periudhe tek njerëzit dhe qyteti. Për ata që nuk e mbajnë mend, e për ata që e jetuan, nostalgjia ndihet. Apo jo?

Share With:
Translate »
446 Views