Ju kujtohet e vogla Ana Kodra? Sot as kjo këngëtare me famë botërore nuk mundi t’i rezistonte dot zërit të saj

Ana Kodra dikur fituese e trofeut të ‘Junior Fest’, sot jo pa qëllim është përzgjedhur të jetë imazhi i këtij kompeticioni për vitin 2023.

Vokali i saj i jashtëzakonshëm rrënqeth të gjithë dëgjuesit, siç ka ndodhur dhe me ikonën e muzikës botërore, njëherësh dhe idhullin e saj Rita Orën. Ajo ka performuan një pjesë të shkurtër përpara këngëtares me origjinë shqiptare, gjestet e të cilës na lanë të kuptojmë shumë për Anën.

“Një zë i mrekullueshëm, impresionues dhe me plotë pasion”, kështu është shprehur Rita, teksa e ka dëgjuar të këndojë, në një nga takimet që ajo zhvilloi me të rinjtë e Liceut në vizitën e saj në Tiranë.Ana sot është një super talent, shkruan vetë tekstet e këngëve, luan në disa instrumente muzikore, madje ka regjistruar edhe albumin e saj të parë.

Pas 30 çmimeve të para në festivale ndërkombëtare, trofesh në kompeticione të rëndësishme dhe pjesëmarrje në spektakle televizive si e ftuar speciale, Ana Kodra shumë shpejt do të jetë një emër i njohur edhe përtej kufijve, për të realizuar ëndrrën amerikane.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Junior Fest Rtsh (@junior_fest_rtsh)

Share With:
Translate »
207 Views