Ju të gjithë e njihni aktorin e famshëm të serialeve, shikoni ç’bën vajza e tij dhe hiqjani yllin

William Levy dhe Elizabeth Gutierrez janë ndër çiftet më të preferuara dhe më të ndjekura në Meksikë. Çifti i aktorëve, veç serialeve e produksioneve të panumërta në të cilat kanë marrë pjesë, kanë edhe një familje të adhurueshme nga të gjithë. Megjithëse nuk u kanë shpëtuar gojëve të liga për një ndarje rreth 2 vjet më parë, Levy u detyrua të dalë publikisht e të mohojë lajmet e mediave rozë, por nuk mohoi se çifti kishte kaluar një krizë, ashtu si, në fund të fundit, të gjitha çiftet e tjera.

Ndërkohë që Levy dhe bashkëshortja e tij vijojnë sukseset në fushën e tyre, dy fëmijët; djali Christopher dhe vajza Kailey, janë rritur kaq shumë saqë kanë nisur të shfaqin edhe pasionet e tyre.

Djali, me tiparet më të bukura të të dy prindërve, ka trashëguar sidomos nga i ati shpirtin sportiv dhe dashurinë për natyrën. Christopher ka edhe një profil në Instagram, ndaj, nëse do ta vizitoni, do të shikoni foto të adhurueshme të një kampioni bejsbolli, një sportisti të lindur që ushtrohet fort me sporte në natyrë, meditime me të atin, por gjithashtu do të shihni edhe foto artistike, të cilat, me siguri janë spikatur edhe nga kompanitë e mëdha të modelingut (ashtu siç u rekrutua edhe i ati në fillim).

Por surpriza është më e vogla e familjes, një vajzë e adhurueshme, Kailey. Nga fotot, duket se familja Levy, fëmijët i ka “të ndarë”, William merret më shumë me Christopher, ndërsa aktorja me të bijën.

View this post on Instagram

Happy girls are the prettiest 🌈☀️🍭🍬🦄

A post shared by Kailey Levy (@kaileylevy19) on

Talentin për këngën, kërcimin dhe interpretimin, Kailey e ka shfaqur herët, por tani ka filluar të kuptojë edhe çfarë do më shumë të bëjë në këtë fazë të jetës. Me siguri, prindërit do ta lejojnë që ajo ta zgjedhë vetë çfarë do të bëjë në jetë, por janë të bindur që ‘dardha bie nën dardhë’, kështu që arti është ngjizur tashmë.

 

Share With:
Translate »
1053 Views