Julia Roberts: “Të jesh mama është një mrekulli”
Aktorja e famshme hollivudiane si rrallëherë ka dhënë një intervistë për Marie Claire ku ka folur për rolin e rëndësishëm të prindërimit.
Ajo ka 3 fëmijë, binjakët Hazel dhe Phinnaeus 14-vjeç, dhe djalin Henry 12-vjeç me bashkëshortin Danny Moder.
Për 51-vjeçarjen të jesh mama është një mrekulli dhe që kur fëmijët e saj ishin bebe ajo ka shijuar çdo moment me ta.
“Kur ata janë 5-vjeç duket si mosha ideale, kur bëjnë 7-të duket si mosha ideale dhe kur bëjnë 12-të sërish duket mosha ideale” ,-tha ajo duke shtuar se tek fëmijët nënat nuk duhet të tregohen të rrepta por duhet të kenë besim tek ata.



