Julka Gramo publikon videon e ëmbël të djalit të saj, Venera Lumani bën kërkesën

Julka Gramo dhe bashkëshorti i saj Andi Gramo janë një nga çiftet më jetëgjatë të ‘showbiz-it’ shqiptar. Nga martesa e tyre shumëvjeçare kanë sjellë në jetë dy djem të quajtur Ian dhe Greg. Ata shpesh i bëjnë pjesë të rrjeteve sociale duke ndarë me ndjekësit e tyre copëza momentesh nga ato më tw vecantat. Ditën e sotme Julka ka publikuar një video të djalit të vogël teksa ai i servir një pjatë bosh duke pretenduar se e ka me sallate me kastravec dhe domate. Në këtë video djali i saj duket mjaft i ëmbël teksa flet pa i shqiptuar ende tamam fjalët. Komente të shumta kanë vërshuar menjëherë, por ai i cili bie më shumë në sy është ai i këngëtares Venera Lumani. Ajo i kërkon Julkës që ta mbajë djalin e saj për një javë pasi ai është një fëmijë i mrekullueshëm.

“A do na i japësh ta mbajmë në shtëpi nja një javë këtë mrekullinë tënde”- ka shkruar Venera në videon e publikuar.

Ndërkohë Julka me shaka i ka treguar se është e gatshme dhe i ka caktuar një javë në fillim të korrikut, me siguri është periudha kur ajo do të marrë pushime.

“Po patjetër, 8-15 korrik”,- është përgjigjur Julka në komentit të cilin e shoqëron me figura të qeshura.

Share With:
Translate »
968 Views