Julka Gramo rrëfen vështirësitë e karrierës: Im atë nuk donte që unë të ndiqja muzikën, por ia dola

Julka Gramo e ftuar në emisionin “Jeto me Orën “ , përballë moderatores Ana Kallaku , rrëfeu rrugëtimin e saj nga muzika në radio dhe televizion.

Gramo tregoi historinë se si ka nisur të këndojë.

“Televizionin e kam dashur që e vogël, organizoja spektakle. Jam spikatur si fëmijë në të kënduar  tek Top Albania Radio, kam kënduar në studion e regjistrimit tek Ardit Gjebrea dhe aty më ka spikatur, kam kënduar në kore  me vajza në qytete të ndryshme të Shqipërisë” u shpreh ajo.

Gjithashtu  ajo kujtoi babanë e saj të ndjerë në fillimet e veta.

“Babai nuk ka qenë dakord të këndoja, por kam pasur shumë mbështetje nga familja . Mami dhe shoqet e ngushta  më kanë përkrahur gjithmonë në të kënduar kudo që të shkoja, pra unë ja dola ” tha ajo.

Për sa i përket projekteve në muzikë  ajo u shpreh se  nuk ka ende  akoma diçka konkrete për të sjellë publikun, por ajo u shpreh se nuk i dihet asnjëherë  pasi mund të bëjë një këngë për dashamirësit e saj. Julka prej 17 vitesh i është përkushtuar radios të cilën e do kaq shumë.

“Radio është një dashuri që nuk besojë , të heq dorë ndonjëherë” u shpreh Gramo. Julka u  rikthye në  ekran në vitin 2017  si një ndër moderatoret e pasdites në televizionin publik  duke përçuar thjeshtësi dhe ngrohtësi ashtu siç vetëm ajo di të moderojë.

Për emisionin “Jeto me Orën” ajo u shpreh se në filllim  ka refuzuar të bëja moderatorene emisionit “Pasditja ime “ , por pasi kuptoi si si funksiononte pranoi të ishte pjesë e atij formati televiziv.

Përsa përket familjes ajo është një nënë e përkushtuar. Gramo tregoi raportin me  fëmijët të cilët janë më një diferencë  prej 4 vitesh.

 “Në fillim mendoja që mund të kishte xhelozi , por ndodhi e kundërta ai tha mami faleminderit për këtë mrekulli.  Përpiqem të jem një shoqe më fëmijët , por duhet ta bëjë dhe mamin autoritare” përfundoi ajo.

Share With:
Translate »
201 Views