Juria e “T’ka mami yll” u kryqëzua në rrjet për shkak të videos bullizuese, reagojnë Ilda Bejleri dhe vogëlushja Liana
Gjatë këtyre ditëve, rrjeti ka kryqëzuar jurinë e spektaklit “T’ka mami yll”, konkretisht Albi Nakon dhe Erjona Rusin.
Koreografi dhe gazetarja u sulmuan pafund për fjalët e tyre bullizuese kundrejt Lianës, vajzës 8-vjeçare për shkak të peshës.
Në lidhje me këtë gjë ka reaguar dhe moderatorja e emisionit, Ilda Bejleri, e cila nëpërmjet një postimi në InstaStory ka dhënë dhe ajo një “përgjigje”.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një video të sajën me 8-vjeçaren, krahas të cilës ka shkruar se “yllin”, siç e quan ajo, do ta ketë bashkëprezantuese.
“Edhe pse kemi të përbashkët që na pëlqen të hamë gjërat që duam, përsëri ëndrrat tona do i çojmë deri në fund”, ka shkruar Ilda duke i bërë tag dhe anëtarëve të jurisë.
Po ashtu, një reagim për këtë ka bërë edhe Erjona Rusi, e cila ka kërkuar një falje publike. (lexo ketu)