Justin Bieber feston ditëlindjen, mamaja i bën dedikimin e veçantë: Do të jesh gjithmonë një nga dhuratat më të mëdha që Zoti më ka dhënë
Këngëtari i njohur Justin Bieber, teksa feston sot ditëlindjen e tij të 32-të,ka marrë një urim të veçantë nga mamaja e tij, Patti Mallette.

“32 vjet më parë, jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Ti u bëre djali im, zemra ime dhe mësimi im më i madh në dashuri. Asgjë nuk ka qenë më njësoj. Ti jeton në zemrën time që atëherë,” ka shkruar ajo në urimin dedikuar të birit.

Më tej, Mallette shpreh ndër rreshta besimin dhe mbështetjen e saj të palëkundur që ka ndaj Justin teksa shkruan se dashuria e saj për të nuk është larguar kurrë.
“E di kush je. E di çfarë është vendosur brenda teje. Dhe e di që Zoti nuk e ka hequr kurrë dorën e Tij nga jeta jote. Ai është aty. Dhe unë gjithashtu. Dashuria nuk largohet. E imja nuk ka ikur kurrë dhe nuk do të largohet kurrë.”

Në urimin e saj, fliste edhe për të ardhmen e këngëtarit, duke nënvizuar se rrugëtimi i tij ka ende shumë për të ofruar.
“Ka shumë më tepër përpara teje. Kaq shumë qëllim. Kaq shumë shpengim. Kaq shumë gjëra ende në zhvillim e sipër. Dhe pavarësisht se sa kohë kalon, ti gjithmonë do të jesh një nga dhuratat më të mëdha që Zoti më ka dhënë,” shkruante ajo.

Në fund, Mallette i uroi të birit një vit të mbushur me besim dhe udhëzim hyjnor:
Lutem që ky vit të jetë i mbushur me qartësi, besim, shpengim dhe një ndjenjë më të thellë se kush je. Gëzuar ditëlindjen e 32-të. Të dua, Justin Drew Bieber. Gjithmonë.”
