Justin Bieber fotografohet për herë të parë pasi u bë baba

Justin Bieber u pa në kishë në Beverly Hills, Kaliforni, të enjten, vetëm disa ditë pasi bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, solli në jetë fëmijën e tyre të parë. Ai u shfaq për një shërbim në Churchome dhe u përpoq të fshihej nga paparacët.

Këngëtari 30-vjeçar kishte zgjedhur një hoodie gri — me kapuçin ngritur — dhe pantallona të zeza sportivë, të cilat i kishte kombinuar me papuçe Louis Vuitton me një çmim prej 2,520 dollarësh.

Justin ishte emocional gjatë shërbimit, sipas një dëshmitari, pasi tema kryesore e diskutimit ishte dashuria për fëmijët. Justin dhe Hailey, 27 vjeç, njoftuan ardhjen e djalit të tyre, Jack Blues Bieber, të premten e kaluar duke ndarë një foto të këmbës së tij të vogël.

Megjithëse ata nuk zbuluan datën e lindjes, një mik i tyre më vonë la të kuptohet se fëmija i tyre i vogël ishte lindur më 22 gusht.

Çifti — që janë martuar që nga viti 2018 — i vendosën djalit të tyre emrin e mesëm të babait të Justin-it, Jeremy, i cili ka si emër të dytë Jack.

JB është “më shumë se një baba i shkëlqyer” për Jack-un, tha një burim për People ditë pas lindjes së tij.

“Justin dhe Hailey janë të dy të mbushur me gëzim,” shtoi burimi. “Fëmija është një mrekulli. Ai është i mrekullueshëm dhe po bën mirë. Po ashtu, Hailey po shkon mirë.”

Share With:
Translate »
51 Views