Justin poston një foto me Hailey-n kur kanë qenë fëmijë, por fansat nxehen keq dhe kanë të drejtë

Jemi vetëm pak ditë para dasmës dhe Justin Bieber e Hailey Baldwin po merren me përgatitjet e fundit. Hailey organizoi një festë beqarie ku u shfaq me vello, ndërsa Justin duket se ende nuk e ka ndarë mendjen çfarë kostumi do veshë.

Përveç të gjitha këtyre, Justin nuk rresht së i shprehuri dashurinë bashkëshortes së tij. Madje së fundmi, ai ka menduar një mënyrë origjinale për të treguar se dashuria e tyre i ka rezistuar kohës. Këngëtari ka postuar një foto të shumë viteve më parë, ku shfaqet me Hailey-n. Në foto ata shfaqen shumë ndryshe dhe shumë më të vegjël nga sa janë tani.

“Unë dhe gruaja ime. Aty ku filloi gjithçka”, -ka shkruar Justin.

Por mes shumë komenteve të ëmbla, komentet e fansave të Selenës kanë nënvizuar tjetër gjë. Ata nuk janë aspak të emocionuar nga e gjithë kjo dhe kanë të drejtë. Fansat e Jelena-s (siç quhej çifti Justin-Selena në atë kohë) kanë theksuar se gjatë asaj kohe Justin ishte me Selena-n dhe nuk mund të shprehet në këtë mënyrë tani. Madje, disa i kanë bërë edhe tag Selena-s në këtë foto, gjë e cila nuk mendojmë se i ka pëlqyer kësaj të fundit.

Lëvizje e gabuar nga ana e Justin-it.

Share With:
Translate »
532 Views