Justin Timberlake me album të ri frymëzuar nga familja
Adhuruesit e Justin Timberlake do të marrin një dhuratë këtë fillim vit, të premten publikohet kënga e re “Filthy”, e shoqëruar edhe me videoklip.
Timberlake bëri të ditur se ka edhe tre këngë të tjera të regjistruara me videoklip që do të debutojnë në treg në javët e ardhshme, pjesë e albumit të ri “Man of the Woods”, që pritet të dalë më 2 shkurt.
“Ky është një album që është frymëzuar nga im bir, bashkëshortja dhe familja ime”. Kështu shkroi Justin Timberlake në “Twitter”, ku njoftoi dhe për publikimin e albumit të tij të pestë si solist.
“Man of the Woods” vjet katër vjet pas “The 20/20 Experience”. Dy ditë pas publikimit të tij, më 4 shkurt, Timberlake pritet të performojë në ceremoninë gjatë pushimit mes pjesëve të ndeshjes në Super Bowl.
Por, pati edhe kritika për punën e re të këngëtarit. Njerëzit në internet u treguan pak skeptikë për “Man of the Woods”, duke e krahasuar me albumin “Lemonade” të Beyonce.