Ka baba çun! Liani bën rep freestyle dhe është kopja më e ëmbël në miniaturë e Big Bastës!

Vogëlushi i Vesa Lumvs dhe Big Bastës, Liani, ka nisur të na befasojë çdo ditë e më shumë me talentin e tij.

Sigurisht, s’kishte ku të ngjante tjetër dhe nuk “shpëtoi” pa marrë anët më të mira të mamasë dhe babait të tij.

Liani e ka pasion këndimin dhe vazhdimisht e kemi parë duke kënduar në video të ndryshme në llogarinë e Vesës në Instagram.

Por duket se së fundmi pasioni i tij është profilizuar, pasi të voglit ka nisur t’i pëlqejë më shumë muzika rep (si të atit).

Madje, ai është në hapat e parë dhe po mëson të bëjë freestyle, ndërsa videoja e fundit na kënaqi.

Si një kopje në miniaturë e Big Bastës, ai repon me pasion dhe Vesës iu bë zemra mal!

Për më tepër, shijojeni vetë videon:

Share With:
Translate »
424 Views