“Ka nisur shpërndarja e librave falas”, Shahini lajmëron se përfitojnë 250 mijë nxënës në të gjithë vendin

“Ka nisur shpërndarja e librave falas”, kështu është shprehur ministrja e Arsimit, Besa Shahini ditën e sotme përmes një statusi në rrjetin social  “Facebook”

Përfitues direkt do të jenë mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin: të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.

Në fund Shahini nuk harron që të kujtojë se çdo nxënës, prind e mësues të ruajë kujdesin ndaj secilit dhe të respektojë rregullat e distancimit fizik.

Njoftimi i Shahinit:

Sot ka filluar shpërndarja e librave falas me përfitues direkt mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin: të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.

Është shumë e rëndësishme që edhe gjatë ditëve në vijim gjatë shpërndarjes së librave, çdo nxënës, prind e mësues të ruajë kujdesin ndaj secilit dhe të respektojë rregullat e distancimit./gazetareforma

Share With:
Translate »
390 Views