“Ka qenë një rrugë emocionuese!” Me foton nga fëmijëria, Sara uron kështu Lorin për ditëlindje!
Ditën e sotme, trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha, feston ditëlindjen e saj. Ajo ka mbushur 27 vjeç dhe në këtë ditë speciale nuk kishin si të mungonin urimet e veçanta.
I tillë ka qenë edhe ai i Sarës, e cila ka publikuar një foto të tyre nga fëmijëria ku shihen të përqafuara, teksa krah saj ka shkruar:
Ka qenë një rrugë e vështirë, shoqja ime! Të dua shumë! Gjithmonë bashkë, do t’ia dalim pavarësisht çdo vështirësie!
![]()
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Lorit, e cila i ka komentuar: “Të dua më së shumti!”