“Ka shijuar kohën si prind” Sara Hoxha zbulon se kur do të rikthehet Ledion Liço në ekran!

Mëngjesin e sotëm, në këtë ditë të veçantë festive, e ftuar në emisionin “Wake Up” ka qenë Sara Hoxha. Ajo ka rrëfyer si rrallëherë sfidat dhe rreziqet e emisionit më të ndjekur momentalisht me një shikueshmëri rekord, si dhe ka folur lidhur me marrëdhënien me Ledion Liçon.

Gjatë intervistës, ajo ka zbuluar një sekret lidhur me rikthimin e Liços në televizion duke thënë se do të ndodhë brenda vitit 2022.

“Unë mendoj që televizionit i mungon Ledioni, aq sa Ledionit i mungon televizioni. Pavarësisht se ai e ka shijuar kohën si prind dhe kohën që është marrë me “Top Albania Radio”, mendoj që është koha për rikthimin e tij në televizion dhe besoj se këtë vit do ta shikoni në televizion në “Top Channel”.- është shprehur ajo.

Ndërkohë, e pyetur nga moderatorët se si funksionojnë me ndarjen e mendimeve profesionale me Ledion Liçon, Sara është përgjigjur duke thënë se ai është një nga kritikët dhe vlerësuesit e saj më të mirë, por disa herë ndeshen me mendimet e tyre të ndryshme nga njeri-tjetri.

“Varet, ka momente që e di që dua të bëj gjënë time dhe mbase ai do të kishte mendim tjetër për ta bërë, ndaj nuk ia them fare dhe e shmang si gjë. Shumicën e rasteve normalisht se ai është më profesionist se unë dhe i marr mendim për shumë gjëra. Ndeshemi herë pas here, mendojmë njësoj herë të tjera, varet nga tematika.

Ai dhe Lori janë kritikët dhe vlerësuesit më të mirë.”-ka thënë ndër të tjera Sara.

Share With:
Translate »
229 Views