Ka triumfuar në të gjitha garat e notit ku ka marrë pjesë, 11-vjeçarja Luna Djarmati ka një mesazh për moshatarët e saj

Luna Djarmati është 11 vjeçe e deri më tani ka fituar në çdo garë noti ku ka marrë pjesë. Në një intervistë për emisionin “Shije shtëpie”, në Tv Klan, ajo ka treguar se si ka nisur ky pasion i saj për notin.

Agida Koçi: Kur nise të merreshe me sportin e notit, si kanë qenë fillimet e tua?

Luna Djarmati: Unë e kam filluar notin kur isha 7-vjeçe. Në fillim u futa në not për ta mësuar se nuk dija fare, dija vetëm not zhytur dhe profesori pa që unë dija të notoja shumë mirë dhe tha që isha e talentuar, kështu e mësova notin. Pasi profesori më mësoi të gjitha stilet kalova me grupin e profesorit Eduart Canit.

Kështu u shpreh Luna Djarmat, e pas fjalëve të mira të profesorëve të saj të cilët e kanë vlerësuar për talentin dhe vendosmërinë që ajo ka, Luna ka folur edhe për pritshëmritë e saj në të ardhmen. Gjithashtu ajo ka folur edhe për mbështetjen e madhe që nëna e saj  moderatorja e njohur Gerta Heta i ka dhënë gjatë gjithë kohës.

Edhe pse është vetëm 11 vjeçe ambiciet e saj janë për të thyer rekordinkombëtar të notit, prej të cilit e ndajnë 3 sekonda. Ndërkohë ajo ka një mesazh edhe për të gjithë moshatarët e saj të cilët kanë një ëndërr të madhe që mendojnë se nuk e bëjnë dot…

Agida Koçi: Ku e shikon veten pas 5 vitesh?

Luna Djarmati: Qëllimi im është të thyej një rekord. 

Agida Koçi: Cili është ky rekord? Sa është tani dhe sa do e çosh ti?

Luna Djarmati: Unë jam 3 sekonda larg rekordit kombëtar dhe besoj se do e thyej këtë vit.

Agida Koçi: Këtë vit! Unë ta uroj me gjithë shpirt. Tani le të bëjmë pak thashetheme, mami jot, moderatorja e njohur Gerta Heta si të ka mbështetur në këtë pasion tëndin?

Luna Djarmati: Mami im edhe sikur të humbasë një garë ajo gjithmonë më inkurajon, nuk ka problem, herën tjetër do e fitosh ose nëse nuk bëj një kohë të mirë, s’ka gjë nuk ka problem, herën tjetë, më sjell çdo ditë në not nuk heziton.

Agida Koçi: A ke ti Luna një mesazh për fëmijët e tjerë për shembull që janë duke na ndjekur, të cilët akoma nuk e kanë vendosur se me çfarë të merren në kohën e tyre të lirë, a do ti bësh një ftesë për në sportin e motit?

Luna Djarmati: Nëse ke diçka që të pëlqen shumë, ndiqe mos hezito! Nëse të pëlqen vërtet shumë por nuk mund ta bësh, nuk ka problem, vazhdo, jepi forcë. Mua më ka thënë mami se 20% është talent dhe 80% është punë.

Share With:
Translate »
160 Views