Ka vetëm një gjë që e bën Robert Berishën ta durojë Tunën
Robert Berisha ka qenë i ftuari i radhës në ‘E diell’ dhe ka zbuluar me këtë rast detaje nga jeta e tij private dhe karriera. Një nga pikat që u prek në mënyrë indirekte ishte marrëdhënia e e tij me ish-kunatën, Tunën, që siç të gjithë e dini, nuk ka shkuar edhe aq mirë.
Megjithatë ka një pikë në të cilën Roberti është i detyruar ta durojë Tunën, por edhe e bën me kënaqësi. “Unë dal shpesh me vajzën time dhe bëjmë xhiro me makinë. Ajo vendos këngët që do vet dhe ato këngë janë të albumit të Tunës”, ka treguar këngëtari. Sigurisht, moderatorët e kanë ngacmuar duke e pyetur nëse ai i dëgjon. “Po më pëlqen t’i dëgjoj. Mua përherë më ka kënaqur muzika e mirë dhe ai album ka këngë të bukura”, ka pranuar Roberti.
Me pahir apo jo nuk ka rëndësi, Roberti i toleron disa gjëra dhe ndër to është edhe Tuna, por vetëm kur në këtë mes hyn Rene.