Ka vetëm një trend mode që Sara Hoxha mund të ndjekë tani dhe të gjitha vajzat shtatzëna do ta kuptojnë

Sara Hoxha ka vendosur që në këtë pritje të ëmbël të jetë më pranë ndjekësve të saj në Instagram për t’i ndihumuar sado pak lidhur me eksperiencën që ajo vetë po kalon, rekomandimet që ka për nënat e tjera dhe gjithçka i ndodh, pa kursyer as frikërat apo komplekset e mundshme që mund të kesh në këtë periudhë.

Por mbi të gjitha, arsyeja se përse e pëlqejmë shumë Sarën është sepse ajo ka një sens humori mjaft të spikatur.

Ditën e sotme ka publikur një foto teksa ka rregulluar thonjtë, duke i bërë ato shumëngjyrëshe dhe përbri ka shkruar se ky është i vetmi trend mode që mund të ndjekë për momentin, duke iu referuar faktit se shtatzënia bën që të mos jesh aq “in” përsa i përket rrobave, këpucëve me takë e të tilla aksesorëve që më shumë të japin siklet se sa kënaqësi.

Share With:
Translate »
578 Views