Ka vjehrra dhe vjehrra. Ka dhe si kjo e Orindës që e quan nusen lule

Orinda Huta dhe Turjan Hyska kanë kaq shumë vite bashkë, saqë na duket sikur s’kanë qenë kurrë pa njëri-tjetrin!

Ata janë njohur që në fillimet e tyre në ekran dhe historia e bukur e dashurisë ka vazhduar prej vitesh. Orinda dhe Turi mundohen të jenë sa më aktivë në rrjete sociale dhe ndajnë shpesh me ndjekësit momente nga dita e tyre.

Herë pas herë, në profilet e tyre kemi parë edhe foto të ëmbla të portretit familjar, teksa Orinda ka pozuar me familjarët e Turit.

Por, e dini që Orinda ka marrëdhënien më perfekte me vjehrrën? Po po! Këtë na ka lënë të kuptohet komenti i mamasë së Turit në një pozë të nuses.

“Lulja më e bukur e stinës”, ka shkruar ajo krah një tjetër fotoje të Orindës në ‘Facebook’.

Epo, keni parë kështu?

Share With:
Translate »
1340 Views