Kajan 1 vjeç, Ajola e uron kështu
Dita e sotme në familjen e kryebashkiakut Erion Veliaj është e veçantë, pasi djali i tij feston ditëlindjen e parë.
Pas Veliajt, ka qenë Ajola, ajo që ka bërë një urim të veçantë për të birin.
Ajo është kujdesur deri në detaj për fotot e pëërzgjedhura.
Në fillim ka publikuar një foto që është realizuar 14 orë përpara se Kajan të vinte në jetë
‘Kjo foto eshte mare me 5 tetor 2018, ne muajin e 10e te shtatzenise, 14 ore perpara se te vinte ne jete Kajan, kjo drite e vogel qe ndricon jeten tone sa njeqind mije yje vezullues ‘, shkruan bashkëshortja e Veliajt.
Më tej ka postuar një tjetër foto në kompozim me të mëpërparshmet, shoqëruar me urimin emocionues.
‘Uroj që dashuria që do të japësh të jetë e fortë sa një mal!’, shkruan më tej.
