Kajani është sëmurë dhe nuk e shoqëron dot babin në ndezjen e dritave të pemës | Video
Këtë vit të gjithë u habitëm kur pamë sheshin Skënderbe të zbukurohej që në datë 31 tetor për festat e fundvitit.
Sot ishte ndezja e dritave të festave pas shumë ditësh punë për t’i vendosur në vendin e duhur. Por këto festa do të jenë më të bukura për babi Erionin dhe veçanërisht për mami Ajolën, falë vogëlushit të tyre 1 muajsh.
Megjithatë mbrëmjen e sotme, teksa Erioni ka ndezur dritat me rastin e festave, Ajola ka munguar dhe shkak duket se është bërë vogëlushi i sapoardhur në jetë, Kajan.
Në fjalimin e ngrohtë kryebashkiaku i Tiranës, tregoi se Ajola dhe Kajan nuk kanë shkuar sot në shesh për shkak se i vogli është sëmurë. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme. /Kids’ Time