Kaltrina, vajza e Dr. Florit duke përjetuar emocionet nga ekrani të Ardit dhe Anna Gjebrea, babë e bijë | Video

Mbrëmë, edicioni i 19-të i festivalit Kënga Magjike rezervoi një surprizë për të gjithë ndjekësit. U rikthye në skenë pas 13 vitesh Ardit Gjebrea por këtë herë në një duet. Partnerja e tij ishte e vogla e tij, Anna. Kënga e dedikuar dashurisë babë e bijë preku padyshim të gjithë zemrat e dëgjuesve, veçanërisht të atyre që iu mungon personi i dashur.

Emocionet e kësaj kënge i ka përjetuar edhe Kaltrina, vajza e Dr. Florit e cila prej 3 vitesh nuk e ka më babain fizikisht. E ëma e Kaltrinës ka ndarë një video të së bijës ku ajo rri me sytë ngultazi në ekran. Kush e di se çfarë lëmshi ndjenjash po përjeton në ato momente… Kujtimi i babait të ndjerë, dashuria për mamin apo një duet i munguar me Dr. Florin?! /Kids’ Time

 

Share With:
Translate »
1821 Views