“Kam dy djem të sëmurë, vuaj për bukë”, nëna: Hallin që kam mos e pastë hasmi, ç’të bëka fëmija…

Flutura dhe Majlinda të cilat janë nënë e bijë dhe kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq”, nuk takohen me njëra-tjetrën prej 8 vitesh. Nëna, Flutura jeton në Tepelenë me djemtë e saj, dy prej të cilëve janë të sëmurë mendërisht.

Majlinda jeton në Berat në një banesë sociale dhe konflikti mes tyre është se Flutura nuk i ka ndenjur pranë vajzës së saj të vetme. Vetë Flutura thotë se në fakt është ajo që nuk ka gjetur mbështetje nga e bija, edhe pse ka shumë probleme mbi supe.

Flutura: Unë vajzën po mos ta doja nuk  e rrisja dhe nuk i jepja shkollë dhe  ajo u fut në arsim,  e mori motra ime dhe ajo ia gjeti të fejuarin. Ishte me shkollë të lartë, ishte polic, kjo mbaroi shkollën. Tani në fatkeqësi, kjo është jeta, në jetë dalin shumë gjëra të papritura. Si i thonë, unë kam dy çuna të sëmurë, unë nuk jam në gjendje,unë vuaj për bukë, unë kam ca halle që nuk i ka asnjeri, edhe ajo.

Eni Çobani: Kësaj i ke kërkuar ndihmë që the 300 mijë Lekë të vjetra?

Flutura: Kësaj i kam kërkuar ndihmë dhe i kërkova 300 mijë Lekë dhe nuk m’i dha.

Majlinda: Po ku t‘i gjej lekët unë, mua më mban nëna besimtare me pensionin e saj.

Në fakt, sqarohet se Flutura ka marrë një kredi dhe më pas Majlinda ka shkuar në Tepelenë ku iu ka kërkuar llogari punonjëseve të bankës për këtë veprim. Ajo iu ka thënë se nuk duhet t’i japin më kredi nënës së saj sepse ajo nuk ka të paguajë. Majlinda thotë se nuk mund ta ndihmojë me para nënën e saj sepse ajo vetë jeton me ndihmën e një gruaje.

Eni Çobani: Juve sot ku jetoni në Berat?

Majlinda: Unë jetoj  te banesa sociale, ditën rri te kjo nëna që më mban me pensionin e saj që është shumë e mirë.

Eni Çobani: Të mban një grua në Berat?

Majlinda: Më tha ti po shkon atje por mua mos më ngarko me  këtë  faj. I thashë unë e marr pëesipër vetë, unë çdo gjë e marr përsipër vetë, ti je… i kërkoj të falur në qoftë se ajo preket se është bërë kaluar edhe mamasë, 17 vjet po më ushqen ajo.

Flutura: Të ushqen ajo dhe more atë ti dhe më çove mua në Tepelenë se nuk e dija Tepelenën, erdhe më drejtove ti, ashtu është gabim. Megjithatë unë mezi të kam rritur, mezi të dhashë shkollë, aq e kisha kapacitetin, edhe për ata çuna më vjen gjynah. Po i lutem Zotit që ata çuna nuk më ngatërrohen me ndonjë që t’i vrasin. Ata mua më bërtasin, nuk ua kthej përgjigjen ose u gatuaj, me mua do përplasen, ç’të bëj unë. Ja kjo është fatkeqësia ime. Hallin që kam unë hasmi mos e pastë! Dhe atë që të bëka fëmija, s’ta bëka Perëndia!/tvklan.al

Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë:

Share With:
Translate »
106 Views