“Kam kërcyer me lot në sy”, Isida ndan historinë e trishtë: Nuk dua që fëmija të vuajë gjërat që kam vuajtur unë
Balerina, Isida Mollaymeri në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” për RTV Ora foli rreth sfidave me të cilat i duhet të përballet një balerine.
Ajo ndau një moment të vështirë në karrierën e saj ku në të njëjtën ditë që ndau jetë profesori i saj ju desh që të performonte në skenë me lot në sy.
Isida Mollaymeri: Po jepja shfaqje ditën kur Agron Aliaj humbi jetën. Të gjithë ishim në dilemën ta anulojmë, të mos e anulojmë. U kujtuam që ai gjithmonë thoshte “Gjithçka që të ndodhë shfaqja duhet të vazhdojë”. Publiku vijnë aty për të parë shkëlqim. Çdo profesion ka sakrificat e veta. Në drekë i është dhënë lamtumira profesor Agronit dhe në darkë kam kërcyer me lot në sy.
Ajo thotë se “Baleti është profesion i vështirë qoftë fizikisht qoftë shpirtërisht”. Shprehet se nëse do të ketë fëmijë në të ardhmen nuk do ti bëjë ata pjesë të botës së artit.
Isida Mollaymeri: Unë them gjithmonë se nëse unë do të kem fëmijë në të ardhmen nuk do të fusja asnjë në balet, kurrë, as në art, sepse është lodhje fizike, psikologjike, shpirtërore. Artisti është në brengat e veta, dilemat e veta dhe nuk vlerësohet financiarisht aq shumë sa duhet. Janë shumë gjëra. Nuk do të doja kurrë që ai të vuante gjërat që kam vuajtur unë. Nuk do të doja që ti kalonte. Edhe pse mendoj se sfidat të rrisin e të bëjnë njëri më të përgjegjshëm dhe më të pjekur.
“Po shumë, merrem shumë me fëmijët i dua shumë kujdesem shumë. Ju kushtoj shumë vëmendej. Secili ka zgjedhur gjërat e veta. Baleti është një profesion me afat kadence dhe nëse do ta bësh mirë nuk mund ti bësh dot të dyja njëkohësisht.”, tha Isida.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.