“Kam që në mars që e pres këtë ditë”, Florian Agalliu nuk mund të ishte i lumtur më shumë se kaq

Viti i ri arsimor ka sjellë shumë lehtësira për pjesën më të madhe të prindërve që pas kaq kohësh duket se do te munden të jenë më të lirë përsa i përket dhe angazhimeve të tyre.

Këtë fakt e ka treguar dhe Florian Agalliu me postimin e fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet me vajzën në krahë pranë detit.

“Nesër fillon shkolla. Kam që në mars që e pres këtë ditë”, ka shkruar Agalliu krah postimit, duke mos fshehur entuziasmin e kësaj dite.

Kujtojmë se Flori ka ndarë herë pas here momente të ndryshme me vajzën e tij, Mia, me të cilën duket se kalon shumicën e kohës duke u argëtuar me lojëra të ndryshme.

Share With:
Translate »
797 Views