“Kam sakrifikuar”, Mozzik emocionohet kur flet për të bijën: Dua të dijë që unë…

Mozzik ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në puntatën e parë të programit “Shiko kush luan”, ku zhvilloi një intervistë me moderatoren Luana Vjollca.

Mozzik u emocionua kur Luana e pyeti për të bijën, Hana. Moderatorja i kërkoi reperit të jepte një mesazh që Hana ta shikojë kur të rritur dhe Mozzik mbushi sytë me lot.

Në këtë moment Luana vuri në dukje se Mozzik e ka shpirtin e bardhë dhe në të vërtet është shumë ndryshe nga çfarë shfaqet në videoklipe.

“Kur te rritet ajo duhet të dijë që baba i vetë e ka dasht tërë jetën, e ka përcjell tërë jetën, ka sakrifikuar për të dhe është në gjendje t’i shkojë përmas deri sa të ketë jetë”, u shpreh Mozzik.

Share With:
Translate »
537 Views