Kamala Harris hyri në histori dhe përloti njerëzit me fjalimin e saj: Vendi ynë u ka dërguar një mesazh të qartë fëmijëve kudo
Kamala Harris pranoi vendin e saj në histori të mbrëmjen e së shtunës me një fjalim në nderim të grave për të cilat tha se “hapi rrugën për këtë moment”, kur vajza e emigrantëve xhamajkanë dhe indianë do të qëndronte përpara kombit si nënkryetarja e zgjedhur e Shtetet të Bashkuara të Amerikës.
Me ngjitjen e saj në zyrën e dytë më të lartë të kombit, Harris, 56 vjeçe, do të bëhet gruaja e parë dhe gruaja e parë me ngjyrë që do të zgjidhet zëvendëspresidente, një realitet që i dha formë fjalës së saj dhe solli lotët në sytë e shumë grave dhe vajzave që shikonin nga dritaret e makinave të tyre në parkingun e një qendre kongresesh në Wilmington, Delaëare.
Veshur me një kostum të bardhë, si një nderim për ata që luftuan për të drejtën e një gruaje për të votuar, Harris u shfaq e buzëqeshur, e ngazëllyer. Joe Biden, presidenti i zgjedhur, do të fliste pas saj. Ky ishte një moment i gjithë i saji.

Ajo e nisi fjalimin me një nderim të kongresmenit të ndjerë dhe aktivistit për të drejtat civile, John Lewis.
“Mbrojtja e demokracisë sonë kërkon luftë. Duhet sakrificë. Por ka gëzim në të. Dhe ka progres. Sepse ne, njerëzit, kemi fuqinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”.
Harris tha se prania e saj në skenë ishte një dëshmi e “karakterit të Joe – se ai kishte guximin të thyejë një nga pengesat më thelbësore që ekziston në vendin tonë dhe të zgjedhë një grua si nënkryetare të tij”.
Në një moment reflektimi, Harris kujtoi nënën e saj, Shyamala Gopalan Harris, e cila u largua nga shtëpia e saj në Indi për në Kaliforni në 1958, në moshën 19-vjeçare.
“Ndoshta ajo nuk e imagjinonte këtë moment. Por ajo besoi kaq thellë në një Amerikë ku një moment i tillë është i mundur”.
Momenti nga fjalimi i saj është kur Harris i bëri një premtim vendit.
“Ndërsa unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, nuk do të jem e fundit, sepse çdo vajzë e vogël që shikon sonte sheh se ky është një vend i mundësive dhe fëmijëve të vendit tonë pavarësisht nga gjinia juaj, vendi ynë ju ka dërguar një mesazh të qartë: ëndëroni me ambicie, udhëhiqni me bindje dhe shikoni veten tuaj në një mënyrë që të tjerët mund të mos ju shohin, thjesht sepse nuk e kanë parë kurrë më parë. Por dijeni që ne do t’ju duartrokasim në çdo hap të rrugës”.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili bëri historinë si personi më i vjetër dhe katoliku i dytë romak i zgjedhur në presidencë, vlerësoi gjithashtu arritjen e Harris në fjalimin e tij.
“Mos më thoni që nuk është e mundur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është vonuar shumë,” tha Biden.
/Marrë nga Tiranapost.al