Kamioni godet fëmijën në motorrin e vogël
Në Grabovc një kamion ka goditur një fëmijë në një motoçikletë të vogël. Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti. Fëmija është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkaq detaje të tjera ende nuk dihen.