Kampion i ‘Muay Thai’, Bici rrëfen ekperiencën e tij: E nisa këtë sport pasi më vdiq babai
Në studion e pasdites ” Jeto me Orën ” ekskluzivisht pas marrjes së titullit kampion europe në ‘Muay Thai’ Ervis Bici, ka ndarë këtë eksperiencë që i dha titullin e madh.
Bici rrëfeu sesi nga emigrant i thjeshtë pas vdekjes së të atit u apasionua pas këtij sporti që nuk e la më.
“Albulena” e ka quajtur këtë betejë si beteja e Skëndërbeut. Pas marrjes së titullit kampioni Bici rrëfeu ambiciet për të ardhmen.
Ervis Bici: “Albulena” është beteja më e ashpër që ka bërë ‘Skënderbeu’. Unë jam i apasionauar pas epokës së Skënderbeut. Unë gjithmonë që zhvillojë ndeshje vizatoj Skënderbeun për të marrë energjinë pozitive të asaj epoke. Unë fantazoj dhe shikoj shumë ëndrra. Në fillimet e mia të karrierës unë kam kaluar një stres psikik, pas vdekjes së të atit. Për të kaluar stresin unë fillova sportin ushtarak. Bashkëshortja më ka dhënë kurajo. Ky sport ka shumë disiplinë të rreptë. Është një nga sportet më të rrepta.