Kanceri i mori jetën, këngëtarja e famshme donte të bëhej nënë para se të vdiste
Ish i dashuri i Sarah Harding, Chad Johnson, ka zbuluar se ylli i ndjerë i “Girls Aloud” ëndërronte të bëhej nënë para se të ndërronte jetë. Këngëtarja e njohur u shua të dielën pas një beteje një vjeçare ke kancerin e gjirit në moshën 39-vjeçare.

Ai tha gjatë një interviste se Sarah i donte shumë fëmijët dhe se “do të kishte qenë një nënë e mahnitshme”. “Sarah donte të ishte nënë por kurrë nuk e arriti këtë. Kjo më trishton shumë.“, tha ai për The Sun. Këngëtarja pati rrëfyer dëshirën për t’u bërë nënë dhe në librin e saj “Hear Me Out”.
![Thyerëse: Këngëtarja, e cila gjithashtu modeloi dhe kishte një rol kryesor në serinë e filmave të St Trinian, vdiq të Dielën, njoftoi familja e saj, vetëm 13 muaj pasi konfirmoi diagnozën e saj të kancerit [foto në 2010]](https://i.dailymail.co.uk/1s/2021/09/07/00/47533847-0-Heartbreaking_The_singer_who_also_modelled_and_had_a_starring_ro-a-4_1630969968895.jpg)
Ylli i famshëm zbuloi se kimioterapia “vrau” çdo shpresë të saj për t’u bërë nënë