Kanë dy vajza të rritura por a vazhdon të blhet xheloze gruaja e këngëtarit?
Ata kanë 10 vjet së bashku.
Është fjala për këngëtarin Gena, i cili është i martuar me Loretën, ku kjo e fundit përveçse është bashkëshortja është edhe menaxherja e tij.
Koncertet e shumta që po zhvillon brenda dhe jashtë vendit e kanë distancuar atë disi nga familja, sidomos nga bashkëshortja Lori.
Në një intervistë për gazetën “Paloma”, i pyetur me shaka nëse bashkëshortja e merr në telefon shpesh kur ai është jashtë për ti treguar se është merakosur, ndërkohë që thjesht do të marrë vesh se me kë është, Gena i përgjigjet: “Duket e çuditshme, në fakt nuk është aspak ashtu.
Kur jam në koncertet jashtë shtetit ndodh që të jem shumë i lodhur, nuk më merr në telefon për të më shqetësuar dhe të më nxjerrë gjumin, por pret që ta marr unë.
Prej kaq shumë vitesh kemi krijuar besim tek njëri-tjetri. Kam qenë me fat në këtë pjesë”,- u shpreh këngëtari.