“Kanë implantuar embrionin e gabuar”, çifti padit kliniken e fertilitetit: Ne jemi kaukazianë, fëmija…

Sipas Daily Mail, Tiffany Scor dhe Steven Mills u emocionuan kur mësuan se prisnin një fëmijë. Çifti i ishte drejtuar IVF Life rreth pesë vjet më parë për të provuar të ngjizeshin përmes IVF-së.

Procedura përfshin fekondimin e vezëve të një gruaje me spermën e një burri jashtë trupit, me embrionet e ngrira derisa prindërit të vendosin t’i implantojnë ato. Në rastin e Skor dhe Mills, implantimi ndodhi në prill, dhe nëntë muaj më vonë ata mirëpritën në botë një vajzë.

Megjithatë, ata shpejt filluan të dyshonin se ishte bërë një gabim nga IVF Life, e cila drejton një qendër fertiliteti në Longwood, Florida. Të dy prindërit janë të bardhë, dhe foshnja kishte “pamjen e një fëmije që nuk është me etni kaukaziane”, thuhet në padi.

Të vendosur për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur, ata iu nënshtruan testeve gjenetike, të cilat konfirmuan se fëmija nuk ishte biologjikisht i tyre. Çifti ngriti një padi më 22 janar, duke pretenduar se ishin përpjekur vazhdimisht të kontaktonin klinikën pa marrë përgjigje.

“Ata janë të lidhur dhe e duan këtë fëmijë”, tha avokati i tyre, Jack Scarola, duke shtuar: “Ata do të ishin të lumtur nëse do ta dinin se mund ta rrisnin. Por shqetësimi i tyre është se ky është fëmija i dikujt tjetër dhe se në çdo moment dikush mund të dalë përpara dhe ta kërkojë atë.”

Share With:
Translate »
4 Views