Kanë nisur pushimet dimërore, por për Amin nuk po shkojnë siç duhet…

Pushimet dimërore thuajse janë bërë aq traditë sa ato veroret për vipat tanë. Pikërisht në këtë periudhë, që është kulmi i sezonit, ata ndajnë me ne herë pas here foto të mrekullueshme me borë nga vende që kanë vizituar! Më të fundit e ka sjellë Ami, por jo foton traditë që jemi mësuar të shohim vitet e kaluara! Këtë herë ajo nuk ka mundur të bëjë ski pasi siç e dimë ajo është në muajt e fundit të shtatzanisë dhe skiimi nuk i lejohet. Në foton e publikuar ajo duket shumë më e bukur se zakonish, ndonëse është shprehur e mërzitur se këtë herë “vetëm po i shikon”. Me siguri që e ka fjalën për Ermalin dhe Joelin të cilët po i gëzohen borës. Eh Ami duro dhe pak, s’ke ç’bën… /Kids’Time/

Share With:
Translate »
883 Views