Kaos në Shqipëri! Ministria e Mbrojtjes u bën thirrjen e rëndësishme qytetarëve
Era e fortë dhe stuhia që ka përfshirë vendin pasditen e sotme ka vënë në lëvizje edhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ministria i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afërsi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme.
“Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërkohë, Ministrja Olta Xhacka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe.
“Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme”. Mbyll njoftimin ministria.