Kaos: Njerëz të paprekur nga tërmeti përfitojnë nga situata, vjedhin batanijet dhe bëjnë biznes me ndihmat

Që prej mëngjesit të së martës vendi ynë nuk po gjen qetësi.

Pas tërmetit shkatërrues të tjerë pasues kanë tronditur Shqipërinë dhe sytë e të gjithëve janë në Durrës dhe në Thumanë.

Ndihma të shumta kanë ardhur nga jashtë dhe deri tani është bërë i mundur strehimi i disa familjeve.

Të shumta kanë qenë ndihmat edhe në ushqime dhe veshje, por mesa duket mungesa e organizimit ka krijuar një situatë të pakëndshme.

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion” u ngrit një problematikë, pasi thuhej se edhe njerëzit që nuk janë prekur nga tërmeti po përfitojnë nga ndihmat.

Po marrin ushqime, po vjedhin batanijet dhe po i kthejnë në biznes.

Këtë shqetësim ka ngritur edhe një qytetare, e cila shkruan në “Iconstyle.al” se ka njerëz në çadrat e Durrësit që po përfitojnë nga ndihmat.

Ronela Hajati shkruan: “Jemi bashkuar kaq shume kete rradhe per kete fatkqesi,por organizimi eshte i tmerrshem! Nuk ka nje ekran te shfaqen numra te familjeve qe duan te strehojne, transporti teper i rralle per familjet qe duan te levizin! Mbase tingellon ashper por ndihmat jane te shumta sa mund te ushqehet nje Shqiperi e tere! Ku po shkojne gjithe keto? Afroheshin njerez te paprekur duke vjedhur batanije e ushqim e nderkohe ka gjithe ata te tjere qe nuk iu ka arritur asgje! Kane ndohur ne bote katastrofa gjigande natyrore e veprimet dhe ndihma e shpejte kane qene absolute!Ju lutem me dore ne zemer te organizohen veprimet e mos shperdoroni!”

Roza Lati shkruan: “Kur cuam ndihmat tona, na thane “cojini te shkolla”… nderkohe pam njerez qe na thonin “jemi thare per uje! S’po na ndihmon njeri”… ju lutem nese doni te ndihmoni…. shkoni dhe jepini dorazi ndihmat tuaja te njerezit ne nevoj… Pam njerez qe s’kishin asnje batanije, por nderkohe pam te tjere qe kishin marr nga 7 batanije… Pam grua shtatzane qe s’e kishte futur koken akoma ne asnje cader, nderkohe pam vajza qe erdhen te cantat tona me nderresa dhe thonin “prit te shohim ca na pelqen.” Eshte nje kaos. Dhe shfrytzim i ndihmave per faj te mosorganizimit… Boll me ndihma. Duhen vullnetare te ndihmojne me list. Me shenime!”

Edhe Noizy ka denoncuar fenomenin e turpshëm që po ndodh me ndihmat që janë dërguar për të prekurit nga tërmeti.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, reperi që ka qenë gjatë gjithë kohës pranë të prekurve nga tërmeti, shprehet se ndihmat janë vjedhur dhe më pas janë shitur.

Noizy ka treguar se po vidhen dhe shiten ndihmat dhe përgjegjës për këtë janë organizata dhe jo populli. Ai ka kërkuar nga mediat që të mbajnë kamerat ndezur të rregjistorjnë këto momente për të kuptuar se çfarë po ndodh vërtetë.

“Mjafton të pyesni njerëzit që janë aty, dhe do kuptoni që ka organizatë hajdutësh që vjedhin dhe shesin, nuk po them që e bën shteti këtë, e bën private. Por shteti duhet të reagojë se s’ben dhe të marri masa për këta maskarenj”, ka shkruar ai.

Share With:
Translate »
901 Views