Kardashians dhe procesi poshtërues i përzgjedhjes për të qenë dado e fëmijëve të tyre
Nuk ka familje në botë më të famshme në mesin e të famshmëve sesa klani Kardashian. Kourtney, Kim, Khloé Kardashian dhe Kendall e Kylie Jenner janë ndër influencer më të mëdhenj në botë, aq sa emisioni i tyre televiziv ‘The Kardashians’ ndiqet në të gjithë botën.
Jeta private e motrave ka pushuar së qeni private shumë kohë më parë dhe një aspekt i jetës së tyre, për shkak të orarit të ngjeshur, është se si balancojnë punën me kujdesin për fëmijët.
Për ta bërë këtë, klani punëson kujdestarë në shtëpi, por ajo që nuk dihej deri më tani është procesi i vështirë dhe i diskutueshëm që duhet kaluar për t’u punësuar.
Sipas medias Radar Online, procesi i kryer nga familja amerikane për përzgjedhjen e dadove është shumë i vështirë dhe, sipas fjalëve të tyre, nënçmues. Një pikë plus brenda intervistës është nëse kandidati blen produkte nga linja kozmetike e Kim Kardashian, shpesh kaq të kritikuara.
Përveç kësaj, ka rregulla që duhen ndjekur nga dadot e ardhshme të klanit Kardashian. Dhe në kandidaturë ka konkurrencë, sado joreale të duket.
Të përzgjedhurit duhet të punojnë sipas politikës së kordonit sanitar. Domethënë do të jenë në një distancë që respekton hapësirën private të nënës dhe fëmijës.
Sipas mediave që i kanë bërë jehonë lajmit, kujdestari nuk duhet të ecë kurrë përkrah motrave Kardashian, por duhet të mbajë një distancë pas tyre.
Nga ana tjetër, ka një ‘manual’ rregullash, si p.sh., nuk duhet të shfaqen në reality show-n ‘The Kardashians’, që do të thoshte shkarkim i menjëhershëm. Një kërkesë tjetër është që të kenë një shije të lartë për modën dhe stilin, jo vetëm për veten e tyre, por për të veshur fëmijët e influencuesve.
Media Distractify ekspozoi më shumë rregulla për ish-kujdestaren, si të qenit i disponueshëm në çdo orë për çdo gjë që ata kërkojnë. Një tjetër nga ‘kërkesat’ është që kujdestarja e fëmijëve të mos jetë shumë tërheqëse.